Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në ditë më parë në aksin rrugor “Vau i Dejës-Pukë”.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit shtetasi 37 vjeç, banues në Burrel, nuk ka pësuar lëndime.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.02.2026, në aksin rrugor “Vau i Dejës-Pukë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin 37 vjeç, banues në Burrel. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


