Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riparimi i argjinaturave/ Përmbytjet në Fier, nis projekti më i madh që pas ndërtimit të tyre

schedule14:44 - 19 Shkurt, 2026

schedule 14:44 - 19 Shkurt, 2026

Reshje e pandërprera të shiut po vijojnë të dëmtojnë argjinaturat në Qarkun e Fierit duke sjell përmbytje të tokave bujqësore. Kështu ndodhi në fshatin Muçias të Divjakës ku kanali kullues ose siç quhet terma teknikë emisari i Myzeqesë  përmbyti tokat përreth.

Përveç reshjeve faktor rëndues ishte edhe niveli i detit që  arriti në 1.5 metra duke përparuar drejt brigjeve nga Fieri deri në Vlorë.

Përballë kësaj situate specialistët e bordit të kullimit po punojnë  me intensitet për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Probleme më të mëdha thonë se ka argjinatura e Semanit për shkak të ndërhyrjeve të fermerëve.



Ndërkohë Ministria e Bujqësisë po përgatit projektin për forcimin e mëtejshëm të argjinaturave. Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar nivelin e ujit dhe në lumin Gjanica, por pa arritur në pikë kritike.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!