Durana Tech Park” nuk është parajsë fiskale pasi bizneset regjistrohen dhe ushtrojnë aktivitetin sipas ligjeve në fuqi. Gjatë një interpelance të mbajtur në Kuvend Ministrja Delina Ibrahimaj hodhi poshtë akuzat se me këtë projekt po favorizohen biznese të caktuara .
Modeli i ‘Durana Tech’ kombinon operimin fizik dhe virtual. Ndërkohë vitin e kaluar nga 52 kompani të regjistruara, kanë përfituar nga lehtësirat fiskale vetëm 5 të tilla.
Durana Tech Park është një park teknologjik dhe shkencor, i cili ndodhet në një vendndodhje strategjike midis Tiranës dhe Durrësit, me akses në dy qytete kryesore dhe në port dhe aeroport.


