Analisti Roland Lami tha se mesazhet e McAllister ishin kryesisht për të theksuar izolimin e liderit të PD-së, për shkak të statusit të non-gratës.
Ai shtoi se protestat, duke u kthyer në qëllim në vetvete, kanë humbur forcën dhe se rinovimet e strukturave të PD-së pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e partisë. Lami theksoi se Berisha e di se radikalizimi i situatës mund të neutralizojë çështjet minore.
“Mesazhet e McAllister ishin për qeverinë dhe opozitën, por kryesorja ishte që lideri i PD-së është i izoluar sepse vula e non-gratës mbetet. Në finishin e protestës së madhe nuk ishte lajm i mirë. Protesta, duke u kthyer në qëllim në vetvete, e ka humbur forcën; protestat janë mekanizma që përdorin partitë për të mobilizuar mbështetësit, por kur përdoren pa karar, humbin vlerë dhe qëllim.
Shpejt do kemi rinovime të strukturave dhe Berisha duhet të radikalizojë situatën për të harruar çështjen, nëse do të ketë garë apo kandidat tjetër. Berisha e di se nëse radikalizon situatën, çështjet minorë humbin peshën dhe në finale mbetet armiku përballë nesh. Ne nuk do kemi vetëm 2, por 20-a që do na shoqërojnë deri në datën kur do rinovohet PD, dhe këtë e ka qartësuar vetëm PD.” / abcnews.al /

