Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korridori 8, potencial zhvillimi/ Muçostepa: Duhet të jemi aktivë dhe të sjellim projekte konkrete për bizneset shqiptare

schedule14:23 - 18 Shkurt, 2026

schedule 14:23 - 18 Shkurt, 2026

TIRANË– Italia do të mbështesë pa kushte Shqipërinë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Zv.kryeministri Italian Antonio Tajani i cili ndodhet në Shqipëri ne kuadër te ministerialit për Korridorin e 8 tha se ky projekt ka rëndësi ekonomike por edhe sigurie për të gjithë Europën.

Korridori i VIII shihet si një bosht i rëndësishëm sigurie për NATO në rajon. Ndërkohë që Shqipëria ka  në dispozicion një fond prej 2 miliardë eurosh për avancimin e projekteve në kuadër të ketij projekti.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa, e ftuar  në “Money Report” tha se kjo qasje duhet vlerësuar me qëllim që Shqipëria të përfitojë sa më shumë.



“Impakt shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Është një korridor, i cili do të ndihmojë infrastrukturën që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Do jetë një kosto më pak për tregtarë shqiptarë. Do shtohen importet edhe eksportet dhe do ketë eliminimin e  pengesave që kemi pasur deri tani. Kjo do të thotë lehtësi e të bërit biznes, përthithjes e investimeve të reja dhe biznese të reja që do lindin nga implementimi këtij investimi.

Kthimin e Portit të Durrësit në një port superstrategjik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më gjerë. Kjo do të krijojë shumë vende pune dhe padyshim dhe rritje ekonomike. Është një projekt, që rrit ekonominë në çdo dimension.

Duhet të jemi aktivë dhe të sjellim projekte konkrete për bizneset shqiptare. Do të shtohen bashkëpunimet me bizneset e huaja.  Duhet të shfrytëzojmë këtë moment, që duhet të marrin më të mirë, Ky korridor nuk duhet parë vetëm si infrastrukturë, por edhe si ekonomi”, tha Muçosetepa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!