Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seanca për “Banjskën”/ Flet dëshmitari nga Maqedonia e Veriut: Dëgjuam të shtëna dhe shpërthime, kishim frikë mos na kapte ndonjë plumb

schedule10:45 - 18 Shkurt, 2026

schedule 10:45 - 18 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj të tre akuzuarve Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në këtë seancë ka dhënë dëshminë e tij, Goran Tanevski, përmes video-mesazhi nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se kishte shkuar bashkë me familjen e tij si turistë për të vizituar Banjskën dhe Manastirin dhe se në ditën që kanë ndodhur të shtënat, kanë parë shumë njerëz me uniforma. Po ashtu tregoi se ishin fshehur në bodrumin e hotelit pasi kishin parë personat e armatosur.



“Vështirësitë ishin fillimisht si rezultate i gjuajtjeve  (mungesa e ujit) që ishin jashtë hotelit pastaj kur zbardhi dita e nesërme i pamë këta persona dhe vendosem të fshiheshim në bodrum dhe qëndruam dy tri ore dhe u kthyem në dhomë”, ka thënë ai.

Më tej tregoi se  nga Banjska janë larguar duke u siguruar nga Policia e Kosovës.

“Në orën 3 dëgjuam gjuajtje dhe eksplodim, kjo ndodhi sa zbardhi dita, kishim frikë mos na qëllon ndonjë plumb. Kur u ndal gjuajtja unë komunikova me Ministrinë e Jashtme dhe me thanë që nuk mund të shkoja dhe gjithë ditën ishte çështja që të shkonim ose jo. Ideja ishte që ne të shkonim të dielën pas mëngjesit, ne shkuam të hënën paradite dhe shkuam duke u siguruar nga Policia e Kosovës. Gjithë kjo paraqet frikë, unë kam një fëmijë me autizëm dhe e kam pas me vete”, ka deklaruar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!