Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja në Hagë/ Avokati i Thaçit: Prokuroria ka bërë mëkat të madh dhe të pafalshëm

schedule10:37 - 18 Shkurt, 2026

schedule 10:37 - 18 Shkurt, 2026

HAGË- Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Luka Misetiç, u shpreh se Prokuroria Speciale e Hagës ka premtuar spektakël, por nuk ka sjellë asnjë provë, që e implikon Thaçin në akuzat e ngritura.

Avokati kroat ka thënë mes tjerash, se Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata të bëj rolin e prokurorisë, për të gjetur provat që ata s’i gjenin dot.

“Mbrojtja e di që ju do të bëni punën tuaj dhe ju do të pranoni konsensusin dhe provat që u kemi shkruar juve. Në fakt prokuroria është ajo që nuk do që ju të bëni punën tuaj, ata duan që ju të bëni punën e tyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin….



Mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër sesa paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, ka thënë Misetiç.

Këtë të mërkurë po mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!