Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skiatori nga Caraibe / Historia e rallë e Richardson Viano, atletit i Haiti në Olimpiadë

schedule12:42 - 17 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 17 Shkurt, 2026

Haiti dhe dëbora nuk kanë asngjë të përbashkët. Kështu edhe skijimi me një vend me klimë tropikale në Caraibe nuk mund të mendohet. Por lidhjen mes tij dhe sportit dimëror, madje edhe në një Olimpiadë si kjo që po zhvillohet në Milano dhe Cortina e bën Richardson Viano.

Historia e skiatorit 23 vjeçar është me të vërtetë mbreslënëse. I lindur në kryeqytetin e Haitit, ai jetoi atje deri në moshën 2 vjeçare, përpara se të adoptohej bashkë me dy motrat e tij nga një çift italian nga Torino, që për profesion bënin guidat alpine.

Këtu lindi dashuria për dëborën dhe mbi të gjitha skitë, që i vendosi në këmbë që në fëmijëri.



Richardson vendosi të përfaqësojë origjinën e tij në Lojrat Olimpike Dimërore, madje duke arritur një rezultat, që as e kishte ëndërruar.

Në garën e sllallomit për meshkuj, ai siguroi vendin e 29 në zbritjen e parë, duke u kualifikuar edhe në finalen e kësaj disipline, ku përsëriti të njëjtin rezultat.

“Kur përfundoi gara dhe pashë kohën time mendova se mos kishin gabuar me kronometrin. Por më pas e ripashë disa herë garën dhe kuptova se gjithçka ishte e vërtetë. Jam shumë i lumtur për këtë rezultat”, u shpreh Richardson për mediat e shumta dhe me arsye të interesuara për historinë e tij.

Por ai nuk është atleti I vetëm që përfaqëson Haitin në “Milano Cortina 2026”. Tjetri është Stevenson Saavart që garoi në ski nordike. Edhe ai ka një histori të njëjtë me Richardson, i lindur në Port Au Prince, por I adoptuar që në vegjëli nga një familje franceze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!