Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pas reshjeve të shiut nis bora në Korçë, vijon puna për kriposjen e rrugëve

schedule09:50 - 17 Shkurt, 2026

schedule 09:50 - 17 Shkurt, 2026

Në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës. Strukturat janë vendosur në gatishmëri dhe po kryejnë pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht me goma dimërore.

Në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë, ndërsa po punohet për pastrimin e plotë të segmentit.

Reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim. Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrim dhe kriposje, pa raportime për vështirësi në lëvizje.



Në segmentin k/Boboshticë–Dardhë (Lapidari i Podgories) po operojnë dy mjete borëpastruese për të garantuar kalueshmërinë. Qarkullimi rekomandohet vetëm me goma dimërore.

Strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në vijimësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!