Tokat bujqësore janë dëmtuar ndjeshëm në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e rreshjeve intensive dhe daljes së lumenjve të paktën përgjate 2 muajve të fundit.
Specialisti i bujqësisë Balil Bineri tha se problematikat kanë qenë në disa pika por më të theksuara janë dëmet e rregjistruara në zonën e Kardhiqit në Gjirokastër si dhe në Iliras, pjesë e bashkisë Memaliaj.
Sipas tij ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme për të evituar pasojat që lidhen me erozionin.
Dëmet më të konsiderueshme në të mbjella kanë qenë në Gjirokaster por edhe në territorin e Bashkisë Dropull./abcnews.al


