Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strakosha, “mbreti” i penalltive/ Portieri i Kombëtares pret tjetër gjuajtje nga 11 metra në Greqi

schedule12:44 - 16 Shkurt, 2026

schedule 12:44 - 16 Shkurt, 2026

Fillimi ishte prekës. Në stadiumin “Tumba” të Selanikut u përkujtuan tifozët e shuar të PAOK-ut që humbën jetën ndërsa udhëtonin për të parë ekipin e tyre në Europë.

Pas homazhit, nisi ndeshja e Superligës greke, e cila ishte një derbi për kreun e renditjes, përveçse një rivalitet i ashpër mes Selanikut dhe Athinës, pra PAOK-AEK.

Në portën e miqve ishte Tomas Strakosha dhe portieri I kombëtares shqiptare bëri sërish një mrekulli.



Në minutën e 12-të përballë tij u vu lojtari vendas, Jakumaqis, por gardiani kuqezi e ndaloi.

Ishte ky momenti kulmor i sfidës që përfundoi pa gola, dhe në të cilën edhe athinjotët e pretenduan një 11-metërsh, madje me të drejtë, por gjyqtari nuk e akordoi dhe as VAR-i nuk ndërhyri.

Interesant fakti se Strakosha thuajse krijoi aksionin e rrjetës së fitores pranë fundit, me topin e gjatë nisur nga pranë zonës së tij, por sulmuesi serb, Joviç, goditi shtyllën.

Jo më kot, 30-vjeçari shqiptar u shpall lojtari më I mirë I ndeshjes nga agjencia “sofaskor” me notën 7.9, duke lënë pas gjithë të tjerët.

Barazimi lejon që AEK të mbajë vendin e parë në Superligën greke me 49 pikë, dy më shumë sesa Olimpiakos, veçse PAOK ka 46 pikë dhe një ndeshje më pak, e në rast fitoreje mund të dalë në krye.

Sa për penalltitë, Strakosha ka pritur 8 goditje nga pika e bardhë në karrierë, dhe ky sezon, 2025-2026, është më I veçanti sepse ia ka dalë tri herë.

Në 5 tetor, në ndeshjen Kifias-AEK, në 30 nëntor në derbin e madh Panathinaikos-AEK dhe tani ndaj PAOK-ut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!