Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari

schedule07:48 - 16 Shkurt, 2026

schedule 07:48 - 16 Shkurt, 2026

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio po përfundon sot një tur të shkurtër evropian në Hungari.  Kryeministrin hungarez Viktor Orban ndodhet në një pozicion të vështirë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit në vendin e Evropës Lindore.

Viktor Orbán, pritet të përballet me betejën e tij më të vështirë zgjedhore që nga rikthimi në detyrë në vitin 2010. Partia e tij, Fidesz , është pas partisë opozitare TISZA në sondazhe.

Në fjalimin e tij të shtunën Rubio u bëri thirrje evropianëve të mbrojnë “qytetërimin perëndimor”, i cili është i kërcënuar e migracioni masiv. 



Rubio gjithashtu u përpoq të qetësonte evropianët e alarmuar për qëllimet amerikane për Groenlandën, por mbi të gjitha u bëri thirrje atyre të bashkohen pas vizionit të presidentit republikan.

Megjithatë, në Bratislavë ai siguroi se Shtetet e Bashkuara nuk duan një Evropë “të varur” ose “vasale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!