Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH: Grupet në terren! Drejtuesit të tregojnë kujdes!

schedule19:57 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:57 - 14 Shkurt, 2026

Në zonën e Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Aktualisht në terren po punojnë njëkohësisht dy borëpastruese për mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme. Sipas autoriteteve, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme, por situata mbetet dinamike.

Parashikimet e motit tregojnë se reshjet do të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi si për qarkullimin e mjeteve, ashtu edhe për punën e borëpastrueseve.



Grupet e punës dhe mjetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë gjatë lëvizjes në këtë aks dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!