Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë

schedule14:48 - 14 Shkurt, 2026

schedule 14:48 - 14 Shkurt, 2026

Eljon Metaj, 16 vjec, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi.

Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rënde pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën ” Dhimokratias” në zonën Luca në periferinë e Athinës.

Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe në vazhdim sëbashku me dy shokët e tij, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.



Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.

Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të drejtorisë së policisë së Athinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!