E meritoi apo jo, kjo tani ka pak rëndësi.
Milani mund të mos jetë në nivelin e Interit, por mbetet e vetmja skuadër në Itali që mban hapur kampionatin, dhe e bëri sërish.
Këtë herë në stadiumin e Pizës.
Në një ndeshje tepër të vështirë të Serisë A, ku vendasit luftuan shumë përtej potencialit më të madh të kuqezinjve, u arrit fitorja që e afron ekipin në 5 pikë nga kreu I renditjes.
Milani pati epërsi të madhe territoriale dhe I tha theksin lojë, ishin miqtë që bënë futbollin, por u rrezikuan jo pak nga një Pizë që guxoi.
Loftus-Çik kaloi lombardët në epërsi në 39’, por papritur Lojola barazoi kur kishin mbetur 20 minuta lojë.
U desh pastaj goli I veçantë nga superylli veteran, Luka Modric, që ndeshja të fitohej, kur kishin mbetur vetëm 5 minuta.
“Goditje prej gjeniu”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, me foton e madhe të kroatit dhe me komentin se Modriç afron Milanin në 5 pikë nga Interi!”
“Il Korriere delo Sport” ka në ballë të kopertinës derbin Inter-Juve dhe komentin: Interi rrezikon, Milani afrohet në pesë pikë!”
Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 58 pikë në 24 javë, ndërsa kuqezinjtë janë në kuotën 53 pikë, ndonëse diferenca në golaverazh është tepër e madhe.


