Pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio paralajmëroi Europën për një rend të ri botëror, Kancelari Gjerman Friedrich Merz në nisje të Forumit të Sigurisë së Mynihut i kërkoi Washingtonit të punojë me Europën për të përmirësuar marrdhëniet transatlantike. Kreu I Qeverisë Gjermane e beri te qarte se nuk mund te kete as Amerike te forte dhe as Europe te forte nese te dyja palet nuk qendrojne krahas njeri – tjetrit perballe sfidave dhe kercenimeve globale qe vijne nga Kina, Rusia dhe Irani.
“Më lejoni ta parafrazoj këtë për miqtë tanë amerikanë në anglisht. Për tre breza, besimi midis aleatëve, partnerëve dhe miqve e ka bërë NATO-n aleancën më të fortë të të gjitha kohërave. Evropa e di sa e çmuar është e gjitha kjo. Në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë aq të fuqishme sa të veprojnë vetëm. Të dashur miq, të qenit pjesë e NATO-s nuk është vetëm avantazh konkurrues i Evropës. Është gjithashtu avantazh konkurrues i Shteteve të Bashkuara, prandaj le ta riparojmë dhe ringjallim besimin transatlantik së bashku. Ne, evropianët, po bëjmë pjesën tone.”
Krahas thirrjeve për përmirësim të marrdhënieve, Merz pranoi se ka një thyerje në relatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. Duke cituar fjalimin e zëvendëspresidentit Amerikan JD Vance nga viti I Shkuar, Kancelari Gjerman pranoi se Shtetet e Bashkuara dhe Europa nuk ndajnë vlera të përbashkëta duke hedhur një thumb për Washingtonin.
“Kemi një ndarje të thellë mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëvendëspresidenti JD Vance e tha këtë këtu në Mynih një vit më parë. Ai kishte të drejtë në përshkrimin e tij. Lufta kulturore e zhvilluar nga lëvizja MAGA në SHBA nuk është e jona. Liria e fjalës mbaron këtu kur kthehet kundër dinjitetit njerëzor dhe kushtetutës. Ne nuk besojmë në tarifa dhe proteksionizëm, por në tregtinë e lirë. Effekte duartroktije Dhe ne mbështesim marrëveshjet për klimën dhe organizatat globale të shëndetit sepse jemi të bindur se mund t’i zgjidhim sfidat globale vetëm së bashku. Tani, partneriteti transatlantik e ka humbur qartë kuptimin e natyrshem qe kishim ndaj njeri tjetrit.. Së pari në Shtetet e Bashkuara, pastaj këtu në Evropë dhe ndoshta edhe këtu në këtë sallë.”
Kancelari Gjerman deklaroi ne fjalen e tij se një botë bazuar në rregullat dhe normat ndërkombëtare nuk egziston më ndërsa paralajmëroi se Europa duhe të jetë e gatshme të bëjë sakrifica përballë Aktoreve boteror qe duan te luajne rolin e me te Fortit. / abcnews.al /


