Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mendojmë më parë për Botërorin”, trajneri Sylvinho e presidenti Duka komentojnë Ligën e Kombeve

schedule23:30 - 12 Shkurt, 2026

schedule 23:30 - 12 Shkurt, 2026

Nuk ishte momenti I duhur për të komentuar gjatë. Trajneri I kombëtares, Silvinjo, dhe presidenti Duka, nuk deshën të flisnin shumë për shortin e Ligës së Kombeve, edhe pse ishin në selinë e UEFA-s pikërisht për këtë.

Pasi mësuan se kuqezinjtë do të jenë në grup me Finlandën, Bjellorusinë e San Marinon, ata u detyruan të thoshin disa fjalë për goglat, për të kaluar tek objektivi kryesor dhe më I afërt.

Silvinjo theksoi se Liga e Kombeve është konkurrim tepër I shpejtë në kohë.



“Do të luhet në vetëm 2 muaj. Do të jetë gjithçka shumë shpejt. Garë e bukur, shohim që ka shumë ekipe të forta. Megjithatë, për ne nuk është e lehtë të mendojmë për Ligën e Kombeve. Do të vijë momenti për këtë, por prej një muaji e gjysmë e kemi mendjen më shumë tek puna për plej ofin, që është shumë I rëndësishëm për të gjithë ne, si federatë, si vend. Le të presim që të vijë momenti I duhur. Grupi është shumë I vështirë, por për momentin e kemi mendjen tek plej ofi I marsit”.

Duka ishte përgjithësisht I kënaqur me shortin

Kombëtarja luan në 26 mars ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e plej ofit të Botërorit, më pas vjen finalja e mundshme në 31 mars ndaj Suedisë ose Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!