Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liga e Kombeve, Shqipëria njeh rivalët/ Kuqezinjtë, me Finlandën, Bjellorusinë e San Marino në Grupin C

schedule23:25 - 12 Shkurt, 2026

schedule 23:25 - 12 Shkurt, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë njohu rivalët e saj në Ligën e Kombeve. Shorti i hedhur nga UEFA në Bruksel, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin 1 të Ligës C, bashkë me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Përfaqësuesja shqiptare u shortua si kokë e grupit dhe pasi ka mësuar kundërshtarët është edhe favorite për të marrë vendin e parë.

Ky është edhe objektivi madhor në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, ku pas zhgënjimit në turneun e fundit, kuqezinjtë kërkojnë të kthehen sërish në Ligën B.



Në këtë ligë do të luajë Kosova, por shorti nuk ishte me fat për “Dardanët”.

Skuadra e drejtuar nga Franko Foda do të luajë në grupin tre të Ligës B, kundër rivalëve të fortë si Austria, Izraeli dhe Irlanda.

Në këtë grup, edhe sipas renditjes së FIFA, favorite për vendin e parë është skuadra austriake.

Shorti I hedhur në Bruksel përcaktoi edhe grupet e tjera në Ligën e Kombeve.

Ashtu siç pritej, përballje të mëdha do të ketë në Ligën A, ku luajnë edhe gjigandët e futbollit europian.

Franca, Italia, Belgjika dhe Turqia u shortuan në grupin A1.

Gjermania, Holanda, Serbia dhe Greqia do luajnë në grupin A2.

Spanja, Anglia, Kroacia dhe Cekia në grupin A3, ndërsa në grupin A4 përballen kampionia në fuqi e Ligës së Kombeve, Portugalia, bashkë me Danimarkën, Norvegjinë dhe Uellsin.

Duke nisur nga ky edicion, ka një ndryshim rrënjësor sa i përket kalendarit.

Ndeshjet e para do të zhvillohet në një periudhë të vetme nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!