Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka ndryshim të madh mes Salah dhe Mahrez, lojtari i City më i miri”

schedule16:55 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 16:55 - 24 Dhjetor, 2019

Momo Salah, Sadio Mane dhe Riyad Mahrez janë kandidatët kryesorë për fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë afrikan të vitit 2019. Gara është e fortë, teksa Samir Nasry analizon duelin Salah-Mahrez.

Lojtari i Anderlecht ka krahasuar dy lojtarët e Liverpool dhe Manchester City në një prononcim për Le Buteur, aty ku bën një krahasim mes lojtarëve dhe zbulon të preferuarin e tij.

Nasry duke u përshëndetur me Lorik Cana pas një ndeshje Shqipëri-Francë

Salah është një solist që tenton vetëm të shënojë. Nuk mund të them që është egoist, por ai është i fiksuar pas shifrave dhe statistikave. Mahrez është ndryshe. Ai është një lojtar kolektivi dhe luan më shumë për skuadrën.

Personalisht, do të preferoja të luaja me Mahrez, shok skuadre me të cilin mund të kombinohesh dhe merresh vesh mirë në fushë. Më i miri midis tyre? Pa asnjë dyshim, Mahrez“, përfundon Samir Nasry. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!