As ndeshja e kaluar nuk shkoi siç duhet.
Al Itihad po kalon një sezon tepër të vështirë, duke qenë në kontrast të plotë me edicionin e kaluar kur fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, por megjithatë futbollistët patën një pasdite kur u ndjenë mirë.
Mario Mitaj me shokë ndoshta u habitën pasi qindra e qindra tifozë kishin mbushur tribunën e kompleksit stërvitore duke I shprehur mbështetjen e hapur, të fortë dhe pa asnjë rezervë skuadrës që ndodhet në vendin e shtatë në kampionatin saudit, plot 16 pikë prapa Al Hilalit që kryeson, si dhe tepër larg Al Nasrit e Al Ahlisë.
Për më tepër, nga ekipi u largua kapiteni dhe ylli kryesor, Karim Benzema, e duket se tifozët kanë dashur të mbështesin lojtarët pikërisht në momentin më të vështirë.
Ata thirrën me radhë në kor emrat e idhujve të tyre, e padyshim mes atyre që u brohoritën ishte edhe Mitaj.
Një kënaqësi dhe një buzëqeshje më në fund në fytyrën e tij, ndërsa ka kaluar një sezon tepër të vështirë, edhe më shumë sesa Al Itihadi.
Kjo, sepse ai u la shumë herë jashtë ekipi dhe I ndoqi ndeshjet në tribunë, e madje ishte kandidat për t’u larguar gjatë janari, gjë që nuk ndodhi.
Tashmë, pritet që ai ta ketë vendin në formacion si më parë, dhe të arrijë formën maksimale për të ndihmuar Al Itihadin dhe kombëtaren shqiptare.


