Pas nje viti hetime nga Prokuroria e Posacme per ish kryebashkiakun e Kavajes Elvis Roshi, prokurori I çeshtjes Elvin Gokaj kalon dosjen per gjykim ne Gjykaten Antikorrupsion.
Kerkesa e SPAK per kalimin ne gjykim paraprak te dosjes ne ngarkim te Roshit do te shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloj.
Ish-kryetari i Bashkise Kavaje eshte marre i pandehur nga prokuroria e posacme per vepren penale “shperdorim detyre”. Para se çeshtja e tij te kalonte ne SPAK Roshi eshte hetuar me pare per te njejten ceshtje nga Prokuroria e Durresit, por nje vit me pare gjykata e posacme vendosi qe hetimet te kryhen nga spak. Hetimi erdhi pas nje kallezimi te bere ne vitin 2015 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tendera gjatë periudhës që qëndronte në krye të Bashkisë së Kavajës.
Nje audit i kryer ne Bashkine e Kavajes per periudhen janar 2013-dhjetor 2014 gjeti se Elvis Roshi se bashku me 10 zyrtare te tjere dyshoheshin se kishin shkaktuar nje dem ekonomik prej 33 milion lekesh nga 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.
Vec kesaj ceshtjeje më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë, që kandidonte për PD. / abcnews.al /


