Palma bie mbi dy persona në Durrës, kamerat e sigurisë kapin momentet e frikshme

schedule14:40 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 24 Dhjetor, 2019

Një palmë është shkëputur papritur në kryqëzimin e Lulishtes 1 Maji në Durrës dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastit.

Mësohet se të lënduarve iu është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët e tjerë ndërsa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është edhe një lypëse me një fëmijë të vogël.

Për fat të mirë asnjëri prej personave nuk ka pësuar dëme duke shpëtuar mirë nga ky incident.