Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Punësimi i të huajve në Shqipëri/ Lehtësohen procedurat, vizë e veçantë për “punonjësit e shtëpisë”

schedule14:12 - 5 Shkurt, 2026

schedule 14:12 - 5 Shkurt, 2026

Në një kohë që Shqipëria po kërkon krah pune në vendet e treta për të plotësuar nevojat e bizneseve  dhe të familjeve ,qeveria ka rishikuar ligjin për të huajt.

Në draft parashikohet përmirësimi dhe saktësimi i formularëve të aplikimit për të gjitha lejet e qëndrimit dhe lejet unike. Ndryshimet synojnë  që punësimi i punëtorëve të shtëpisë në Shqipëri të futet  për herë të parë në një kornizë të qartë ligjore.

Kjo kategori e veçantë do pajiset  me vizë të tipit “D” për punëtor shtëpie e cila përcakton qartë kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për këtë kategori aplikuesish, në funksion të formalizimit të marrëdhënieve të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.



Kjo ka ardhur si nevojë pasi  vitet e fundit, shumë familje shqiptare, kanë punësuar ndihmës shtëpiake dhe kujdestarë, kryesisht nga Filipinet, për kujdesin e fëmijëve, të moshuarve  apo pastimin e shtëpive dhe të bizneseve por ky treg ka qenë i parregulluar. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania

Sipas projektvendimit, punëdhënësi dhe punëmarrësi duhet të deklarojë online të dhëna të detajuara mbi biznesin, pozicionin e punës, pagën mujore bruto, si edhe afatin e kontratës – duke e bërë procesin plotësisht të gjurmueshëm.

Po ashtu  është shtuar si dokumenti domosdoshëm certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë jo më përpara se 6 muaj nga data e aplikimit, për të gjitha llojet e lejeve të qëndrimit përjashtuar për aplikantë nën moshën 16 vjeç dhe mbi moshën 75 vjeç.

Një  tjetër ndryshim lidhet me lehtësimin e regjimit të vizave Në këtë mënyrë shtetasit e vendeve të treta, të pajisur me vizë ose leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, të përjashtohen nga detyrimi për vizë për hyrje dhe qëndrim në Shqipëri deri në 90 ditë brenda 180 ditëve.

Ndërkohë në draft parashikohet që punonjësit e kualifikuar që do të zgjedhin Shqipërinë për të punuar do të pajisen me leje unike  për një periudhë 2-vjeçare nëse në kontratën e punës përcaktohet se paga është minimalisht sa paga mesatare vjetore bruto kombëtare.

Gjithashtu, me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e punësimit do të përcaktohet lista e profesioneve për të cilat nuk do të aplikohet ky parashikim.

Leje unike pritet te ketë edhe për punonjësit sezonalë. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania. Po ashtu edhe Studentet dhe kërkuesit shkencore do të kenë mundësinë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!