Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rënie ortekësh në Qafë Thore-Theth, bllokohet qarkullimi i automjeteve

schedule12:04 - 5 Shkurt, 2026

schedule 12:04 - 5 Shkurt, 2026

SHQIPËRI- Reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë dhe për pasojë me rënie ortekësh.

Një situatë e tillë raportohet pranë tuneleve panoramike të aksit rrugor Qafë Thore-Theth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.



Njoftimi i ARRSH: 

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!