Bill Gates është një ndër emrat e mëdhenj që shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein, në qindra emaile dhe foto.
Ndaj tij nuk ka zyrtarisht asnjë akuzë, por prova të tilla kanë ngritur dyshime se sa I përfshirë ishte miliarderi në krimet e pedofilisë të ish financierit që ndërroi jetë në burg në vitin 2019.
Në lidhje me këtë skandal ka folur edhe ish bashkëshortja e Bill Gates, Melinda French Gates.
Në një intervistë për podkastin NPR, ajo tregoi se kjo ccështje ka nxjerrë në pah kohë të dhimbshme në martesën e saj.
Miliarderja theksoi se njerëzit e përmendur në të dhëna, përfshirë ish-bashkëshortin e saj, duhet të përgjigjen.
“Për mua, është personalisht e vështirë sa herë që dalin këto detaje, sepse më sjellin kujtime të disa kohërave shumë, shumë të dhimbshme në martesën time. Pyetjet janë për ata njerëz dhe madje edhe për ish-bashkëshortin tim. Ata duhet t’u përgjigjen këtyre gjërave.”
Ccifti u divorcua në vitin 2021 pas 27 vitesh martesë. Mediat amerikane kanë raportuar se para ndarjes së tyre, Melinda French Gates ishte e mërzitur për lidhjen e bashkëshortit të saj me Epstein.
Të dhënat e publikuara nga departamenti i drejtësisë përfshijnë një pretendim nga Epstein se Bill Gates u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme diccka që miliarderi e ka quajtur absurde.
Një email Epstein ankohet se i është dashur të sigurojë ilaçe për Bill Gates për t’u përballur me pasojat e marrëdhënieve me vajzat ruse.
Bill Gates nuk është akuzuar për shkelje nga asnjë prej viktimave të Epstein dhe përfshirja e emrit të tij në dosje nuk nënkupton aktivitet kriminal të asnjë lloji.
Gjatë viteve, Bill Gates dhe përfaqësuesit e tij kanë minimizuar lidhjen e tij me Epstein. Ai më parë ka thënë se ata kishin pasur vetëm disa darka për të diskutuar një projekt filantropie që nuk ndodhi./abcnews.al


