Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Asani mbetet në Iran/ Lojtari i Kombëtares premton se nuk do të ndryshojë skuadër

schedule13:05 - 4 Shkurt, 2026

schedule 13:05 - 4 Shkurt, 2026

Ekzistonte frika se mund të largohej. E vërteta është që Jasir Asani nuk është se ka shumë lidhje me futbollin iranian, duke qenë se ka shkuar atje nga një ligë më e fortë si ajo e Koresë së Jugut, dhe pra u mendua se mund të largohej.

Mediat në Teheran kanë shkruar se ylli kuqezi po shikonte për një rrugëdalje, ndoshta pas përkeqësimit të situatës në vend, dhe rrezikun për konflikt në rajon.

Gjithsesi, vetë Asani ka menduar të qetësojë publikun, dhe të premtojë besnikëri.



Siç shkruajnë gazetat iraniane, shqiptari nga Shkupi ka deklaruar se nuk kaq ndërmend të largohet nga Esteglali, dhe se do të vazhdojë të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin që të fitojë diçka të rëndësishme.

Skuadra nga kryeqyteti është në vendin e katërt në Ligën Profesioniste Persiane me 32 pikë, vetëm tri më pak sesa kryesuesi Traktor, që është edhe kampion në fuqi.

Asani lufton për titullin, por edhe për Këpucën e Artë, duke pasur 7 gola në kampionat, po aq sa sulmuesi I Traktorit, Hoseinzade, duke qenë në vend të parë.

Ndeshja e radhës e Esteglalit në ligë është këtë të enjte në orën 13:00.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!