Në Spanjë është shënuar një moment historik për mjekësinë botërore pasi për here të parë është realizuar transplanti i një Fytyre duke përdorur indet e dhuruara nga një grua e cila kishte zgjedhur ti jepte fund jetës së saj përmes eutanazisë, një procedure e ligjshme kjo në Spanjë që prej vitit 2021.
Nderhyrja kirurgjikale u krye ne Spitalin Universitar Vall d’Hebron ne Barcelone duke shenuar keshtu nje hap deciziv ne fushen e transplantologjise dhe kirurgjise rindertuese.
Operacioni u krye nga një ekip prej rreth 100 profesionistësh mjekesor dhe indet e fytyres se pacioentes qe I dhuroi ato dhe u aplikua te një paciente që kishte pësuar dëmtime të rënda të indeve të fytyrës si pasojë e një infeksioni serioz.
Këto dëmtime kishin cenuar funksione jetike si frymëmarrja, ushqyerja dhe të folurit.Falë transplantit, u bë e mundur rindërtimi i pjesshëm i fytyrës dhe nisja e rikuperimit funksional të pacientes.
Donatorja kishte dhënë më parë pëlqimin e saj për dhurimin e organeve dhe indeve pas procedurës së eutanazise.Ky miratium u lejoi ekipeve mjekësore të përgatiteshin me kujdes për ndërhyrjen komplekse, përfshirë përputhjen dhe përgatitjen e saktë të indeve të fytyrës
Operacioni u drejtua nga doktor Joan Pere Barret, shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Plastike dhe Djegieve në Vall d’Hebron.
Sipas Barretit, ky lloj transplanti përfshin transplantimin e lëkurës, muskujve, nervave dhe strukturave kockore, si dhe përdorimin e vazhdueshëm të medikamenteve te ndryshme per te parandaluar refuzimin e indeve.


