Premier League konfirmoi edhe një herë fuqinë financiare të klubeve të saj, duke dominuar edhe në merkaton e dimrit.
Pas mbylljes së kësaj dritare në treguan e transferimeve rezulton se skuadrat angleze nuk u kursyen aspak, duke lënë pas dhe me shumë diferencë ligat e tjera të futbollit europian.
Kështu, klubet e Premier shpenzuan rreth 470 milion euro për t’u forcuar për pjesën e mbetur të sezonit.
Blerjen më të shtrenjtë e bëri Manchester City.
Pep Guardiola nxorri nga arkat e klubit 65 milion paund për të transferuar Antoine Semenyo nga Bournemouth. Një lëvizje e gjetur, pasi futbollisti ka shënuar katër gola në po aq ndeshje me “Cityzens”.
Treshja e parë e transferimeve më të shtrenjta plotësohet sërish nga skuadrat angleze, me Crystal Palace, që shpenzoi 43 milion paund për Jorgen Strand Larsen nga Ëolves dhe 35 milion paund për të marrë Brenan Johnson nga Tottenham.
Ndryshe nga Premier League, ligat e tjera të mëdha të Europës u treguan dorështrenguara në këtë session të tregut të transferimeve.
Në La Liga, rekordin e janarit e vendosi Atletico Madrid, që shpenzoi 40 milion euro për të marrë kartonin e Ademola Lookman nga Atalanta.
Ndërkohë, me klubet më të mëdha si Juventus, Milan, Inter apo Bayern Munich shumë pak aktivë në merkato, në Seria A dhe Bundesliga, skuadrat e tjera gjetën zgjidhje te huazimet.


