Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.
Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiqin në Beograd.
“E informova presidentin Vuçiq se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar shkaku i mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.


