Ekonomia shqiptare e ka nisur vitin 2026 me optimizëm. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin e ndjesisë ekonomike i cili nxjerr në pah se në janar bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit të tyre përgjatë muajve në vijim.
Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike . Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.
Një ndër sektorët me pritshmëritë më të mira rezulton se janë sektori i shërbimeve duke u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj duke u ndikuar pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre.
Pritshmëritë e aktorëve janë të larta përsa i përket numrit të turistëve të huaj që pritet të vizitojnë vendin gjatë këtij viti ndërsa 2025 u mbyll me rreth 12 milionë turistë të huaj.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. në ndërtim pritshmëritë mbeten gjithashtu optimiste dhe treguesi i ndjesisë u rrit me 3.1 pikë përqindje e ndikuar nga vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale.
Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në tregti gjithashtu presin ecuri më ët mirë të shitjeve dhe rritje të nivelit të punësimit në të ardhmen


