Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Epstein edhe në “Grammy”/ Prezantuesi bën batutë me Trump dhe Clinton, Presidenti kërcënon me padi

schedule13:21 - 2 Shkurt, 2026

schedule 13:21 - 2 Shkurt, 2026

Emri i Jeffry Epstein nuk mbeti larg vëmendjes edhe në çmimet Grammy. Prezantuesi i eventit më të madh muzikor të vitit, Trevor Noah, gjatë batutave të tij përmendi pedofilin që ndërroi jetë në burg në vitin 2019, por edhe presidentin amerikan Donald Trump, i cili është përfolur për lidhjet me Epstein.

“Ky është një Grammy që çdo artist e dëshiron  pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën. Gjë që ka kuptim sepse, që kur Epstein është zhdukur, ai ka nevojë për një ishull të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton”, tha Noah gjatë batutave të tij.

Por këto fjali shkaktuan zemërim te presidenti amerikan Donald Trump, i cili veçse e cilësoi ceremoninë të pashikueshme, kërcënoi dhe me hapa ligjorë.



Trump tha se nuk mund të flasë në emër të Bill Clinton, por ai vetë nuk ka qenë në ishullin famëkeq në Karaibe e madje as nuk është akuzuar për diçka të tillë.

Kreu i shtëpisë së bardhë paralajmëroi padi ndaj Noah, të cilit i kërkoi të kontrollojë mirë faktet që ka.

Më shumë se tre milionë dokumente për Jeffrey Epstein, u publikuan të premtennga Departamenti i Drejtësisë  që përfshinin përmendjen e figurave të shumta të fuqishme, Elon Musk, Bill Gates, Bill Clinton dhe ish-princin Andrew.

Në reagimin e tij Musk tha se kishte refuzuar vazhdimisht ftesat për të shkuar në ishullin e Epstein, edhe pse email-et e këmbyera mes të dyve treguan në fakt se miliarderi kishte kërkuar vetë të bënte vizita të tilla.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe skandali ka qenë i madh, ku veç princit Andreë, i përfshirë ka qenë edhe ish ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson. Ky i fundit dha dorëheqjen nga Partia Laburiste, pasi iu publikuan emaile me Epstein dhe foto intime me një grua të paidentifikuar.

Në dokumentet e bëra publike përmendet edhe princesha e kurorës e Norvegjisë Mette Marit, e cila i kërkonte Epstein këshilla për djalin e saj. Ky i fundit del para gjyqit në Norvegji, ku përballet me akuza të shumta, ndër to edhe përdhunimi. Nëse dënohet, ai rrezikon deri në 16 vjet burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!