Finalizohet pas një hetimi me metoda speciale, faza e pestë e operacionit të koduar “Relay”. Në pranga ka rënë Jakub Nehati nga Maqedonia e Veriut që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
41-vjeçari Nehati, u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë.
Gjatë operacionit u identifikua organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


