TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin.
Ai është marrë zyrtarisht i pandehur, ndërsa akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Bashkë me të, i pandehur është marrë edhe nënkryetari Abedin Kërnaja.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, ata i kanë shkaktuar buxhetit një dëm prej 2.7 milionë euro për hapjen e rrugëve me gjatësi 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.
Për hapjen e saj thotë prokuroria, ligji parashikon se duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Sipas organit të akuzës, kjo praktikë ligjore nuk është respektuar nga titullarët e Bashkisë Tropojë, por kanë kryer veprime që kanë prodhuar një dëm financiar të konsiderueshëm./abcnews.al


