Ermal Tahiri, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News, analizoi disa prej ekipeve të Superiores, duke nisur nga Kukësi kryesues.“ Sa i takon merkatos, këtë më mirë se nga të gjithë e di trajneri. Kukësi është i kompletuar në repartin sulmues, por për mendimin tim Kukësit i duhet një qendërmbrojtës, një lojtar lider në këtë repart”, tha Tahiri.
Ai evidentoi edhe një problem për Teutën më pas: “Problemi më i madh i Teutës në vitin e fundit kanë qenë barazimet e shumta, këtë po e vuajnë edhe këtë vit. Teuta ka qenë një skuadër që ka pasur primare mbrojtjen e portës, ndoshta me trajnerin e ri, kjo mund të ndryshojë”.
Tahiri në fund kishte diçka edhe për Partizanin, skuadrën kampione në fuqi: “Pushimi i dimrit është ilaçi më i mirë për Partizanin. Duhet të rigjejnë vetveten. Rëndësi ka që këtë fundjavë morën fitoren, kjo shmang thellimin e krizës”. /abcnews.al


