Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Alcaraz, “mbret” i Australisë/ Raketa numër një e botës mundi në finale 3-1 Novak Gjokoviç

schedule15:04 - 1 Shkurt, 2026

schedule 15:04 - 1 Shkurt, 2026

E konfirmoi se është talenti më I madh I brezit të tij. Gjenerata e vjetër nuk dëshiron të largohet, por Karlos Alkaraz e tregoi sërish se, pavarësisht nga sfida, e ardhmja I përket rinisë.

Madje edhe e tashmja. Tenisti spajnoll mundi legjendën Novak Gjokoviçn e finalen e Grand Slemit të parë të vitit, Australian Open. Në Arenën “Rod Lejvër” të Melburnit, rreth 15 000 spektatorë ishin dëshmitarë të një sfide të fortë, që zgjati 3 orë e 4 minuta, të cilën serbi e nisi më mirë, por që I dha të drejtë favoritit.

Setet ishin 6-2 për Gjokoviçin, e pastaj 6-2, 6-3 e 7-5 për Alkarazin. Numri 1 I botës pati probleme me ngërçet në fillim, ndërsa Nole pati ritëm tepër të lartë. Ndoshta edhe emocionet vendosën jo pak.



Gjithsesi, kur një kampion 22-vjeçar hyn në ritmin e tij optimal, rivali 38-vjeçar e ka shumë të vështirë t’i përgjigjet. Kështu edhe ndodhi.

Gjokoviç do të mbushë shpejt 39 vjeç, dhe do ta ketë të vështirë të fitojë Grand Slemin e 25-të në karrierë, ndonëse ai nuk do të dorëzohet. Ky ishte titulli I parë për Alkarazin në Australian Open.

“Mbreti Karlos” realizoi atë që quhet “Grand Slemi I karrierës”, pra fitorja e 4 titujve të mëdhenj gjithsej, duke vendosur rekordin si tenisti më I ri që ia del, në moshën 22 vjeç e 272 ditë, ndërsa rekordmeni ishte australiani Rod Lejvër në moshën 24 vjeç e 32 ditë.

“Furia e Kuqe” ka që tani 7 Çmime të Mëdha në karrierë, diçka që nuk e ka bërë askush në histori pa mbushur 23 vjeç, pra I ka të gjitha mundësitë të thyejë rekordin që mban pikërisht Novak Gjokoviç. Ndoshta Melburni kurorëzoi më të mirin e tenisit sot për sot, e ndonëse Janik Siner nuk do ta pranojë kurrë, Alkaraz duket vërtet si numri 1 I botës në këtë sport.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!