Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Është bërë një punë e detajuar”, Rama: Dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret

schedule09:55 - 1 Shkurt, 2026

schedule 09:55 - 1 Shkurt, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u shpreh se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret gjatë verës së kaluar, për periudhën 15 qershor–15 shtator.

Sipas Ramës, dëmshpërblimet janë realizuar përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe përfshijnë bashkitë Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull.

Ai theksoi se është kryer një punë shumë e detajuar dhe se është ndërtuar e gjithë korniza e nevojshme për të garantuar që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet, në mënyrë që çdo qytetar i dëmtuar të marrë atë që i takon.



“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.

Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!