Më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të zhvillohet marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Platforma “Liria ka Emër” si organizatorë të këtij marshi, kanë ndarë një video njoftuese dhe mobilizuese, duke ftuar qytetarët të marrin në një thirrjeje paqësore dhe gjithëpërfshirëse për drejtësi të vërtetë, transmeton Klankosova.tv.
“Ky marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme, të lirë nga ndikimet politike dhe nga interpretimet selektive të historisë. Të bashkuar, me dinjitet dhe qetësi ne kërkojmë që drejtësia të jetë ligj dhe jo narrativë politike”, thuhet në videon e ndarë në faqen zyrtare të platformës “Liria ka Emër”.


