Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një disa vjedhjeve të kryera në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, gjatë muajit janar, 2026.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetasit që kryen vjedhje në subjekte, si dhe vodhën mjet dhe sende me vlerë.
Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve, për vjedhje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Konkretisht:
-në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit V. C., 36 vjeç dhe O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet, në Rrugën e Kavajës, si dhe se kanë vjedhur sende me vlerë, në banesën e shtetasit K. Z.. Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-në kuadër të operacionit “Artikujt”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 markete, më datë 13.01.2026 dhe dje.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./abcnews.al


