Nuk dihet nëse do të heqin dorë nga ky lloj stili. Barcelona vërtet luan futboll të shkëlqyer, shënon shumë dhe më së shumti fiton, por e merr gjithnjë rrezikun në sy, madje pak si shumë.
Edhe pse shorti i Ligës së Kampionëve i kishte caktuar një ndeshje relativisht të lehtë në shtëpi për të siguruar kualifikimin, sërish tifozët vuajnë jo pak.
Kjo për një orë të plotë.
FC Kopenhagen nga Danimarka kaloi në epërsi papritur në “Kamp Nou” kur Dabason shfrytëzoi porozitetin e mbrojtjes “blaugrana” që në 4’. Më pas dialog I sulmit vendas me mbrojtjen daneze, por barazimi erdhi vetëm pas pushimit. Robert Levandovski e tregoi klasin dhe përvojën e tij.
Më pas, Lamin Jamal pati fat për të vazhduar me serinë e rrjetave apo asisteve këtë sezon, ndërsa suksesi u rrumbullakos nga kapiteni Rafinja me penallti dhe nga sulmuesi I rilindur anglez, Markush Rashford, që shënoi nga goditja e dënimit pesë minuta para fundit.
Të përditshmet nga Katalonja, “El Mundo Deportivo’ dhe “Sport” theksuan suksesin me përmbysje, që për të parën ishte nivel maksimal, ndërsa e dyta bën një krahasim të Barçës dhe të Realit me titullin: Festë dhe kalvar!
Skuadra e trajnerit Hansi Fliks e meritoi triumfin duke pasur plot 28 gjuajtje, nga të cilat 12 në kuadrat dhe 71 për qind mbajtje topi.
FC Kopenhagen ishte dukshëm inferior. Tashmë, Barcelona do të pushojë deri në 10 apo 11 mars dhe mund të përqëndrohet në La Ligë ku vazhdon dueli i ashpër me Realin.


