Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dënohen, por lirohen/ Apeli pezullon dënimet me burg për 5 ish zyrtarë të bashkise për dosjen 5D

schedule11:56 - 29 Janar, 2026

schedule 11:56 - 29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit u ka dhënë lirinë 5 ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për një nga fraksionet e dosjes 5D dhe që nga shkall e parë ishin dënuar me nga 6 muaj burg.

Konrkretish në seancën  e të enjtes Apeli i Posaçëm vebdosi që Ish-drejtoresha e përgjithshme e institucionit “Tirana Parking”, Eglantina Zëre dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, të vendosen në shërbim prove për 12 muaj per “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për pesë vite për të dënuarit mbetet në fuqi.

Ne qershor 2025, Ish-titullarja e “Parking Tirana”, Eglantina Zëre dhe katër zyrtarë të tjerë të këtij institucioni u deklaruan fajtorë nga Shkalla e Pare, për krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të paligjshme për kompaninë 5D dhe u dënuan me 6 muaj heqje lirie.



Ndryshe nga Shkalla e Parë që insistoi në vuajtjen e dënimit në qeli me 6 muaj, trupa gjykuese e Aeplit e përbërë nga Miliana Muça, Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, aplikoi nenin 59 të Kodit Penal për të gjithë të pandehurit, duke i shpëtuar nga qelia.

Eglantina Zëre në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”  në bashkëpunim, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar kompaninë 5D që kontrollohej sipas SPAK në hije nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato, për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi në tetor 2019.

Për dosjen voluminoze të njohur si “5D”, që përfshin disa prej ish-drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, vijon të jetë në burg ish-kreu i IMT-së, Mariglen Qato. Ndërkohë më 10 tetor 2025, Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, u lirua nga qelia. Ishte pikërisht Apeli i GJKKO që zbuti masën e sigurisë për të nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Edhe Taulant Tushen Apeli i Posaçëm e nxorri nga qelia duke i zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Gjyqi ndaj tyre vijon në Gjykatën e posacme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!