Presidenti Bajram Begaj ka pritur ambasadorët në takimin e parë të vitit. Gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh se diplomacia shqiptare është e ndërtuar mbi parime e vlera të qëndrueshme.
Begaj foli edhe për integrimin drejt BE, duke theksuar se rruga drejt integrimit është një proces transformues, duke shtuar se marrëdhënia me SHBA mbetet një marrëdhënie e veçantë historike.
“Për Shqipërinë diplomacia ndërtohet mbi vlera e parime të qarta e të qëndrueshme. Ne kemi zgjedhur të jemi aty ku janë vlerat e paqes dhe të demokracisë. Parimet tona nuk mbeten vetëm në nivel deklarativ por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike.
Partneriteti me SHBA është një marrëdhënie e veçantë historike e ndërtuar mbi mirënjohje e besim. Europa për ne mbete një projekt paqe e vlera që ndërtohet mbi shtetin e së drejtës”, tha ai.


