Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Reforma territoriale/ Qeveria: Nuk presim më Partinë Demokratike

schedule15:15 - 28 Janar, 2026

schedule 15:15 - 28 Janar, 2026

Socialistët nuk kanë kohë për të humbur. Mazhoranca do të vazhdojë punën për reformën territoriale edhe pa opozitën,  ndërsa kjo e fundit nuk mund të kushtëzojë punën e komisionit, i cili parashikon që brenda muajit korrik të dalë me një draft paraprak për harten e re territoriale.

Por dera mbetet e hapur ndaj opozitës i sugjeroi të mos bëjnë të njëjtin gabim si reformën paraardhëse.

“Kur ne flasim për dëshirën gjithëpërfshirëse të gjithë aktoreve, duke filluar nga opozita, nuk do të thotë se dikush ka veton për të bllokuar procesin. Ne nuk mund të themi që sdo ballafaqohemi me sfidat sepse një prej aktorëve nuk do të vijë në tavoline dhe duhet të kuptojme se ajo për ca ne po flasim për reformën territoriale ka ca limite kohore, të cilat nëse humben ne flasim për një reform që do ndodhi në 2031, sepse nëse do ndryshojme harten, ajo duhet të ndryshojë para zgjedhjeve të 2027.  Unë shpresoj që opozita të ketë nxjerrë disa mesime nga reforma e fundit territoriale se edhe atëhere e ka bojkotuar.  Shpresoj që opozita të jetë proaktive në këtë proces dhe të krijojë shtratin e duhur për këtë proces.” tha Demo.



Demo nuk dha detaje sesa duhet të jetë numri I bashkive por orientoi se ku do të përqëndrohet analiza.

“Patjetër që do të ketë një dokument të parë që do të jetë për diskutim publik. Nuk do të flasë në fillim dhe besoj ky do të jetë procesi, për numrin e bashkive, por për konceptin. Si e duam një bashki? Si mund të ketë sukses? Cilat janë sfidat? Ne si ministri, do të mbështesim komisionin me informacion, publikun, bashkitë për këtë reformë. Ne kemi marrëdhënie të shëndetshme me aktorët që kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm dhe kanë një databazë njohurish” -u shpreh ai.

 Ndërsa rishikimi i qarqeve është i ndërlidhur me ndryshimet në kushtetutë dhe produktin që do të prodhojë reforma zgjedhore.

“Qarqet janë të parashikuara në Kushtetutë. Vetvetiu, ndryshimi i tyre si rrjedhojë sjell ndryshime të tjera në sisteme me sensitivitet si Kodi Zgjedhor. 12 qarqet që kemi sot janë krijuar në një kontekst tjetër dhe ka vend për të diskutuar, por nuk dua të kaloj më përpara se ç’duhet. Në javët që vijnë besoj do të jetë një debat i hapur.”-tha ministri.

 Një javë më parë, Bashkëkryetari i Komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku i kërkoi anëtarëve socialistë ti propozojnë Kuvendit, heqjen e bashkëkryetarit, të drejtës së barazisë dhe vetos për deputetët demokratë, në mënyrë që këta të fundit të mos kenë mundësi për shkak të bojkotit të bllokojnë edhe reformën. Ndërsa nga opozita ende nuk reflektim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!