Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Transformimi digjital i bankave/ BSH: Një ndër shërbimet më të përdorura “ banking”

schedule14:13 - 28 Janar, 2026

schedule 14:13 - 28 Janar, 2026

Bankat në vend kanë shtuar ofrimin e shërbimeve  financiare nëpërmjet internetit por qytetarët shqiptarë vijojnë të preferojnë më shumë përdorimin e parave cash.Nga një vrojtim i realizuar nga Banka e Shqipërisë rezulton se kryerja e pagesave është një prej shërbimeve më të përdoruara  në rang vendi.Mobile Banking  rezulton  se  ëshët ndër  teknologjitë  kryesore  të  zbatuara

nga bankat shqiptare, dhe duket si zgjidhja digjitale  e  adaptuar  gjerësisht.  Të  gjitha  bankat  kanë  integruar  bankingun celular në portofolet e tyre të shërbimeve, duke u ofruar klientëve  mundësinë  për  të  kryer  veprimet  thelbësore  bankare,  të  tilla  si  kontrolli  i  bilanceve,  transferimi  i  fondeve  dhe  shikimi  i  historive të transaksioneve direkt nga telefonat e tyre. Rreth 23.78% e bankave deklarojnë se kanë arritur një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi në këtë shërbim, ndërsa 49.9% e vlerësojnë atë si “të lartë”.

Ndërkohë që kreditë dhe menaxhimi i rrezikut mbeten fushat më pak të digjitalizuara. Rreth 27.88% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e shërbimeve të kredisë si “të ulët”.



Dy prej pengesave kryesore  në vijimin e digjitalizimit të shërbimeve bankare  sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë janë kostot  e  larta  të  investimeve  dhe  rreziqet  e  sigurisë  kibernetike.

Për më tepër, vrojtimi zbuloi se 78% e bankave kishin përjetuar incidente  të  sigurisë  kibernetike  dhe  i  kishim  menaxhuar  ato,  dhe  22%  e  bankave  nuk      kishin  patur  një  dukuri  të  tillë.

Një  tjetër sfidë sipas Bankës së Shqipërisë  është  edhe kultura dhe  aktiviteti  i  ulët  digjital  i  klientëve,  kryesisht i atribuuar preferencës së lartë për transaksionet me para në dorë nga popullata. Nëntë banka, që përfaqësojnë 68,19% të totalit të aktiveve të sektorit, janë “dakord” ose “plotësisht dakord” se angazhimi i kufizuar digjital midis klientëve pengon transformimin digjital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!