Shërbimet doganore në Shqipëri do të ofrohen të gjitha në mënyrë elektronike dhe në një sportel.Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin i cili parashikon se zhdoganimi i mallrave si për eksport dhe import do të realizohet online. kjo nismë ka si objektiv përfitime konkrete si për autoritetet ashtu edhe për tregtarët apo operatorët ekonomikë të cilët kryejnë aktivitet në fushën e import-eksportit, duke garantuar:Administrim më të mirë të procedurave që ndiqen në kufi;Ulje të korrupsionit dhe aktiviteteve të tregtisë së paligjshme; Lëvizje më të shpejtë të mallrave si dhe Zhdoganim më i shpejtë i mallrave
Financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit/operimit të sistemit DVKD sigurohet nga kredia e Bankës Botërore në shumën e 5.9 milion dollareve.Për mirmbajtjen e sistemit parashikohet edhe vendosja e tarifave e cila propozohet të jetë 25 dollarë.
Objektivi kryesor i këtij propozimi është lehtësimi i transportit dhe përmirësimi i procedurave doganore dhe jo-doganore, duke u parë kjo në kuadër të angazhimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, nisma për një ligj të ri për themelimin e eDritares së Vetme Kombëtare Për Doganat si ndihmojnë në përgatitjen e terrenit të duhur ligjor për anëtarësimin e vendit në BE, lehtësimin e transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën drejt bashkimit doganor për një treg të përbashkët europian.
Aktualisht në vend numërohen mbi 1,200 shërbime publike online, ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, krahasuar me 14 të tilla në viti.


