Analisti Martin Leka komentoi projektligjin e ri për dënimin e kujtdo që këcënon apo dhunon gazetarët. Leka për News Line tha se ky ligj është i rëndësishëm dhe se gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi.
Në xhunglën e vendit tonë, Leka tha se gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit dhe se duhet një legjislacion mbështetës.
“Të gjitha këto projektligje duhet të ishin pjesë e ndryshimeve për të përshtatur legjislacionin shqiptar me atë ndërkombëtar. Dihet se jemi në fazën e fundit për hapjen e negociatave.
Dekriminalizimi i shpifjes duhet parë edhe në një aspekt tjetër, pasi ky nen duhet të plotësohet me legjislacion mbështetës që të mos jetë thjesht apriori. Nuk duhet t’u lihet rrugë e lirë shpifjeve. Është një nen për mbrojtjen e gazetarëve, por duhet të plotësohet me rregulla se kush është gazetar.
Përveç ligjeve shumë të rëndësishme, gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi. Në këtë “xhungël” të gjithçkaje në Shqipëri, gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit, sepse kjo çon në kaos total.
PD, me 7 apo 8 deputetë në sallë, tregoi se është e painteresuar, përveç retorikës që përdor, ndërkohë që votat flasin vetë dhe janë të mjaftueshme për një shumicë të përfaqësimit të popullit. Ata kanë të zënë liderin në Strasburg për të sulmuar “Narkoshtetin” dhe “Ramaduron”.” / abcnews.al /


