Zëvendëskryeministri i shtetit më të pasur të Indisë, Maharashtra, Ajit Paëar, ka ndërruar jetë këtë t5 mërkurë, 28 janar, së bashku me katër persona të tjerë, kur avioni i tij privat u përplas dhe mori flakë.
Paëar, i cili vinte nga një familje e njohur politike, po udhëtonte drejt zonës së tij për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet lokale. Bashkë me të ishin dy anëtarë të stafit dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit në avionin Learjet 45, i operuar nga VSR Ventures. Autoritetet konfirmuan se nuk ka asnjë të mbijetuar.
Drejtori i VSR Ventures, VK Singh, tha për India Today se avioni u përplas gjatë përpjekjes për t’u ulur në qytetin e Baramati-t, ndërsa shkaku i aksidentit nuk është i qartë. Ai shtoi se avioni ishte 100% i sigurt dhe ekuipazhi ishte me përvojë.
Ajit Paëar udhëhiqte një fraksion që ishte ndarë nga Partia Kombëtare Kongresiste dhe mbështeste në qeverinë e Maharashtrës Bharatiya Janata Party të Kryeministrit Narendra Modi, i cili në një postim në “X” e quajti vdekjen e Paëar “tronditëse dhe të dhimbshme”.


