Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Burg për ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut/ Akuzohet se mori ryshfet në këmbim të favoreve politike

schedule09:40 - 28 Janar, 2026

schedule 09:40 - 28 Janar, 2026

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-zonjën e parë, Kim Geun-hee, me 20 muaj burg pasi e shpalli fajtore për pranimin e ryshfeteve nga përfaqësues të Kishës së Unifikimit, në këmbim të ndikimit dhe favoreve politike.

Vendimi u dha nga Gjykata Qendrore e Qarkut të Seulit, ku gjykatësi Woo In-sung bëri të ditur se Kim u dënua me një vit e tetë muaj heqje lirie. Ndërkohë, ajo u shpall e pafajshme për akuzat e tjera që lidhen me manipulimin e çmimeve të aksioneve dhe shkeljen e ligjit për financimin e partive politike, për mungesë provash.

Dënimi i Kim vjen pak kohë pas burgosjes së bashkëshortit të saj, ish-presidentit Yoon Suk-yeol, i cili u shkarkua nga detyra vitin e kaluar pas përpjekjes për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.



Prokuroria kishte kërkuar një dënim shumë më të ashpër: 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2.9 miliardë wonësh, rreth 2 milionë dollarë amerikanë. Sipas aktakuzës, Kim kishte marrë dhurata luksoze, përfshirë çanta Chanel dhe një gjerdan me diamante, nga Kisha e Unifikimit, si pjesë e marrëveshjeve të paligjshme për përfitime politike.

Kim Geun-hee i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Avokati i saj deklaroi se mbrojtja do ta analizojë vendimin e gjykatës dhe do të vendosë në ditët në vijim nëse do të paraqesë apel për dënimin për ryshfet.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!