Ndoshta do t’ia dalë ta fitojë titullin.
Tomas Strakosha është në një nga sezonet e jetës, në një vit sportiv të cilin nuk e ka provuar kurrë më parë, dhe është ndër më të mirët për ekipin e tij në Greqi.
AEK I Athinës kryeson Superligën greke, edhe pse vetëm me dy pikë më shumë sesa Olimpiakosi I madh, ndërsa gardiani kuqezi pati një tjetër paraqitje të madhe, e mori vlerësime të larta.
Skuadra e kryeqytetit fitoi 1-0 në Tripoli ndaj Asterasit vendas, dhe dy heronjtë ishin sulmuesi serb, Luka Jovic, që shënoi golin e fitores, si dhe portieri I kombëtares shqiptare që u bë barrikadë për vendasit.
Mediat greke shkruajnë pikërisht kështu.
“Joviç shënon gol, Strakosha ndalon gol dhe AEK-u fiton”, – është komenti I njërës prej tyre.
Falë formës shumë të mirë, djali I Foto Strakoshës mori notën 7.3, duke qenë lojtari më I mirë në fushë për të vetët, madje paksa më I mirë sesa Joviç.
Siç e kemi theksuar, 30-vjeçari e mori veten pas një fillimi të vështirë në futbollin helen edicionin e kaluar, duke qenë tashmë titullar në ekip dhe me paraqitje mjaft të mira.
AEK kryeson Superligën greke me 44 pikë ndaj 42 të Olimpiakosit, ndërsa PAOK I Selanikut I ndjek me 41 pikë.


