Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

schedule11:42 - 27 Janar, 2026

schedule 11:42 - 27 Janar, 2026

Nga Roland Lami

Protesta madhështore e Berishës përballë Kryeministrisë ishte një akt formal pozitar dhe një mesazh subtancial brenda Partisë Demokratike. Sheshi, kryeministri Rama, qeveria teknike shërbyen më së shumti si sfond, si justifikim për ti folur jo atij as qeverisë por demokratëve dhe të djathës në përgjithësi.

Gjithë regjia e aktivitetit ishte e përqendruar te Berisha. Kamera, fjalimi, tezat dhe sfondi që shoqëronte folësit në podium kishin zërin e Berishës. Aktiviteti i përgatitur me kujdes nuk kishte për qëllim ti fliste kundërshtarit por demokratëve. Aktiviteti nuk synonte të binde publikun e gjerë apo të komunikonte te ata një alternative reale qeverisëse, por përkundrazi kishte si synim imponimin e një fakti të brendshëm politik, mbështetjen ndaj Berishës si e vetmja zgjidhje e mundshme. Në këtë kuptim, protesta funksionoi si referendum për të demostruar forcën e Berishës brenda PD dhe jo strategjinë si të përballemi me kundërshtarit përball.



Pikërisht këtu shfaqet dimensioni psikologjik i ngjarjes. Kur një forcë politike, specifikisht një lidet historik ndjen nevojën ta demonstrojë forcën e tij kaq brutalisht, ta ekspozojë në pubilik dukshëm, dhe ta instrumentalizoi një ngjarje kaq të rëndësishme politike për llogari të tij në pavetdije tregon për të kundërtën. Nevoja për spektakël të kësaj natyre konsiderohen simptoma të frikës dhe jo të forcës, të krizës së legjitimitetit jo të mbështetjes, të nevojës për tu imponuar dhe jo për të frymëzuar.

Partia Demokratike, në këtë rast, nuk i foli kundërshtarit përball por kundërshtarëve brenda së djathtës. I foli skepticizmit të brendshëm, kritikëve në minorancë, atyre që ende kërkojnë alternativa ose që refuzojnë ta pranojnë Berishën si lider të vetëm politik.

Hannah Arendt këtë formë komunikimi ku partia i flet kundërshtarit brenda dhe jo atij përball e quan mbyllje në logjikën e konfirmimit. Partia shndërrohet në rit identitar, ku qëllimi nuk është ndryshimi i realitetit, por qetësimi i ankthit të brendshëm. Protesta, në këtë kuptim, nuk ishte mjet për të sfiduar pushtetin, por mjet për të disiplinuar trupën politike brenda së djathtës.

Ironia është se kjo ndodh në kushtet kur ekziston një shumicë reale, si brenda PD-së ashtu edhe në të djathtën në tërësi që nuk e mbështet Berishën.Mjafton të shikosh sallat që mbush Salijani apo sondazhet që tregojnë për përqindje të konsiderueshëm që nuk mbështesin Berishën. Pikërisht nisur nga ky fakt Berisha nuk e ndërton strategjine mbi shumicën por mbi intensitet emocional. Max Weber do ta quante këtë logjikë autoritet karizmatik një marrëdhënie që ndërtohet nga besimi dhe frika e humbjes së tij përball rivalëve të mundshëm.

Kështu, protesta nuk ishte thirrje për ndryshim, por për pranim të Berishës. Nuk ishte për të imponuar qeveti teknike por për të imponuar te demokratët narrativën e vetme, atë të Berishës. Protesta ishte madhështore për llogari të Berishës por jo të demokratëve. Ishte manifestim force për skeptikët, kritikës dhe të zhgënjyerit e djathtë që nuk shohin shpresë te establishmenti i PD por jo për kundërshtarin Rama përball që jo vetëm nuk rrezikohet por mund të kontribuoj që kjo strategji e Berishës të duket sa më madhështore brenda së djathtës për sa kohë kuotat e së majtës nuk lëvizin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!