GJKKO nuk pranoi kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu, për ekspertim të shënimit “për Shkelzenin”, në një faks të paraqitur si provë në proces. Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata. Për ta mundësuar këtë kërkesë seanca u shty për në datën 10 shkurt.
Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, kërkoi në Gjykatën e Posacme, që prova e paraqitur nga SPAK, për një faks me mbishkrimin “Për Shkëlzenin” të mos merrej parasyshë nga togat e zeza, ose të paktën sipas tij, të kryhet një ekspertizë kaligrafike për origjinalitetin e shkrimit.
Kujtojmë se SPAK, solli në gjykatë këtë faks, që rezulton që është nisur nga Ministri i Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumci, për në Ministrinë Mbrojtjes, ku mbi zarf kishte shënimin ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Mediu dhe Bumçi pretendojnë se ajo shkresë është mashtrim.
Edhe rreth dy vite më parë, Shkëlzen Berisha, djali i sh-kryeministrit Sali Berishës, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Në dhjetor 2023, Shkëlzen Berisha, I ka mohuar komunikimet me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, duke thënë se ka pasur vetëm takime personale, por Faksi i Administruar nga SPAK si prove, pritet të nxjerrë të verëtetën.


